"Remzie Osmani mikesha jonë e mirë por nëse doni klikime e rrah në mes të rrugës", Naim Abazi thumbon portalet
Mihrije Braja dhe Naim Abazi janë ndër çiftet e Estradës më të pëlqyerit jo vetëm për shkak të artit të tyre por dhe për shkak të harmonisë, dashurisë dhe pozitivitetit që ata përcjellin.
Gjithmonë kanë qenë në fokusin e mediave për ngjarje të bukura, një nga ato dhe fejesa e djalit të tyre me Tringën.
“Ajo që na ka lumtuar djalin tonë Platorin na ka lumturuar dhe ne” thotë Naimi në intervistën për “Impact” mbrëmë në Ora News.
Në traditën e ftesave në fejesë apo dasmë nuk ngeli pa tërhequr vëmendjen ‘hatërmbetja” e Remzie Osmanit.
E pyetur nga moderatorja Feride Kuqi përsa i përket statusit të Remzie Osmanit i cili u aludua nga portalet se i drejtohej Mihrijes , kjo e fundit u shpreh: “ Unë nuk po e gjej veten në asnjë rresht në asnje fjalë të kësaj thënie që sido kudo qenka shumë e bukur, prandaj nuk e marr që ma ka drejtuar mua absolutisht që jo”.
Me batutë dhe nota humori për ti dhënë fund kësaj historie të ‘qimes që u bë tra” nga portalet Naim Abazi tha: “Nëse doni klikime e rrahi Remzien mes rrugës një ditë”
Kjo batutë shkaktoi mjaft të qeshura.
Më pas Mihrija e mbylli me sqarimin njëherë e përgjithmonë.
"Për të qenë e sinqertë dhe shumë e qartë. Unë e Naimi jemi njerëz që kemi raporte shumë të mirë me të gjithë personazhet e Estradës. Nuk kemi lënë vend për të pasur hatërmbetje me dashje, pa dashje ndoshta por ne nuk e dimë. Prandaj jemi krejt në rregull me të gjithë” tha Mihrije Braja për emisionin "Imact"Shikoni video
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
