Bën shqiponjën dykrenare me duar, shqiptarja nxirret nga stadiumi në Katar

 Një shqiptare është përzënë nga stadium në Doha, aty ku ndodhej për të parë ndeshjen Zvicër - Serbi pasi bëri gjestin e shqiponjës.

Ky është momenti kur një tifoze shqiptare në stadiumin 974 shoqërohet jashtë nga ruajtësit e rendit.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, vajza shihet që shoqërohet nga rojet e sigurimit për tu nxjerrë jashtë stadiumit.

Gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër ku nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes shqiptarëve dhe serbëve, vajza që shikoni në video nuk bën pas edhe ndërsa del vijon të bëjë simbolin e shqipes.