Joe Biden i lumtur për kualifikimin e SHBA-së: E dua skuadrën dhe djemtë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden entuziast për fitoren e kombëtares në përballjen me Iranin që i siguron kalimin në fazën tjetër.

“SHBA një, Iran zero! Ndeshja përfundoi!”, deklaroi Biden nga podiumi në Bay City të Michigan ku po zhvillohej një eveniment dedikuar inicitivave ekonomike të Administratës.

“SHBA, SHBA, çfarë ndeshje e madhe. Kur fola me trajnerin dhe lojtarët u thashë se mund t’ia dalin. Ata ia dolën. I dua shumë”, shtoi presidenti duke iu referuar telefonatës që i bëri skuadrës në prag të ndeshjes më Iranin.