VIDEO/ Nxënësi rreh mësuesin pasi u tregoi prindërve se nuk vinte në orët e mësimit
Një mësues u sulmua brutalisht nga një nxënës në një gjimnaz në Xhorxhia, SHBA , me dëshmitarë okularë që e kapën në video ngjarjen.
Sipas Daily Mail, sulmi ndaj mësuesit ndodhi një ditë pasi prindërit e nxënësit u njoftuan se ai nuk po ndiqte orët e mësimit.
Sipas të njëjtit burim, mësuesi i shkollës së mesme Discovery është larguar nga shkolla me gjak në gojë dhe me goditje në kokë që i kanë shkaktuar marrje mendsh.
“Nuk besoj se dikush duhet të rrihet duke shkuar në punë. Dua që nxënësit dhe mësuesit të jenë të sigurt, sepse burri im e do punën e tij”, tha gruaja e mësuesit që u sulmua.
Ajo kërkoi më shumë siguri duke theksuar se ishte një student tjetër që ndaloi sulmin.
A teacher in Lawrenceville, GA was beaten by a student 1 day after discussing this student’s poor performance with parents.
— Libs of TikTok (@libsoftiktok) November 30, 2022
This school district also changed their discipline policies this year to be more lax & have reportedly seen a 31% increase in students involved in fights. pic.twitter.com/HfZvggOGh4