Harrojeni futbollin...Katari zhvillon edhe botërorin e bukurisë së devesë!
Ndërsa skuadrat nga e gjithë bota përballen në ndeshje futbolli, Katari po zhvillon botërorin e bukurisë së devesë.
Ngjarja zhvillohet në Klubin Katar Camel Mzayen në Ash-Shahaniyah.
Të gjithë sytë ishin te konkurrenca mes deveve të tipit Maghateer mbi moshën katër vjeç, kategoria konkurruese e ditës.
Fituesi mori një shumë prej 45,000 paund. Pronari i devesë ishte nga Arabia Saudite, Mohanna Ibrahim al-Anazi. Ai ishte i emocionuar me çmimin e tij. Ai tha: Nuk mund t'i përshkruaj ndjenjat e mia, sepse kjo deve femër ka një audiencë si audienca e Kupës së Botës. Si Real Madrid apo Manchester (United). Dhe tani, të gjithë po festojnë.

Për konkursin, pjesëmarrësit vijnë nga vende të ndryshme të Gjirit dhe janë në kategori të ndryshme në varësi të moshës dhe racës së tyre.
Hamad Jaber al-Athba, President i klubit Katar Camel Mzayen, tha: "Ideja është e ngjashme me Kupën e Botës të futbollit, ne bëmë një Kupë Botërore të bukurisë me deve. Kemi pjesëmarrës nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, kemi emra të mëdhenj dhe sot është dita e pestë e turneut.'
Kafshët janë biznes i madh në Katar.
