U fut në banesë dhe përdhunoi një grua nën kërcënimin e thikës, policia në kërkim të autorit

Një grua u sulmua në një përdhunim të tmerrshëm pasi një burrë i armatosur me thikë u ngjit në dritaren e saj dhe u fut brenda.

Sulmi i tmerrshëm ndodhi në orën 5 të mëngjesit në një pronë në rrugën Wilmott në Hulme, në qendër të Mançesterit.

Autori hyri në banesën e viktimës përmes një dritareje, tha Policia e Mançesterit. Më pas ai e kërcënoi me thikë para se ta përdhunonte.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e tmerrshme e cila po hetohet si përdhunim dhe grabitje. Viktima po mbështetet nga oficerët e specializuar ndërsa policia është vënë në ndjekje të sulmuesit.

Policët u kanë bërë thirrje njerëzve në zonë të jenë "vigjilentë" dhe të sigurohen që dritaret dhe dyert e tyre të jenë të kyçura.

Detektivi David Meeney, i qarkut të qytetit të Mançesterit tha: "Ne po ndjekim disa linja hetimi dhe do të kemi patrulla shtesë në zonë gjatë ditëve të ardhshme. Vendimet e kësaj natyre janë shumë të rralla dhe kjo po trajtohet si një incident i izoluar.”