Terrorizmi/ Paralajmërim nga Serbia: Mos udhëtoni në Turqi, rrezikoni sulme në javët e ardhshme
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka këshilluar qytetarët që të shmangin udhëtimet në Turqi dhe veçanërisht në Ankara, duke paralajmëruar për mundësinë e sulmeve terroriste.
“Dua të paralajmëroj qytetarët se sipas informacioneve nga shërbimet e sigurisë, sulme terroriste mund të ndodhin në javët në vijim. Informacioni specifik ka të bëjë me kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë ”, tha Daçiç raporton protothema.gr teksa citon agjencinë e lajmeve Tanjug.
Ai shtoi se rreziku i sulmeve terroriste vlen edhe për rajone të tjera të Turqisë.
Ivica Daçiç gjithashtu këshilloi qytetarët që tashmë janë në Turqi që të shmangin pjesët e qyteteve që mund të jenë në shënjestër të terroristëve.
"Qytetarët tanë që janë tashmë atje duhet të shmangin vendet publike të mbushura me njerëz si rrugët e këmbësorëve, stacionet e metrosë, stacionet e autobusëve dhe trenave dhe vende të tjera të mbushura me njerëz ," vuri në dukje Daçiç.
Ai tha se ky paralajmërim nuk ka të bëjë me vetë Turqinë, me të cilën, siç tha ai, Serbia ka marrëdhënie miqësore, por është obligim i tij që të ndajë këtë lloj informacioni nga shërbimet e sigurisë me qytetarët.
