Hapet drita jeshile për Bosnjën, Eurokomisioneri: Statusi kandidat është i mundur në 15 dhjetor
Komisioni Evropian ka garantuar Bosnje Hercegovinën se do t’i japë statusin kandidat pas samitit të 6 dhjetorit që mbahet në Tiranë. Në lidhje me këtë eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varheji tha se samiti i Shqipërisë është unik ndër gjithë takimet e këtij niveli.
Komisioni Evropian ka njoftuar se Bosnje Hercegovinës do t’i jepet statusi i vendit kandidat të BE-së në mesin e muajit dhjetor.
Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha se kusht për këtë do të jetë formimi i shpejtë i qeverisë në të gjitha nivelet.
"Bosnje Hercegovina ka shumë mundësi për të marrë statusin e vendit kandidat. Kjo mund të ndodhë në 15 dhjetor kur mblidhet edhe Këshilli Evropian, rreth 10 ditë pas samitit të Tiranës," tha ai.
Zyrtari i BE-së foli edhe për Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor i cili pritet të mbahet për herë të parë në Shqipëri në datën 6 dhjetor.
"Ky samit në Tiranë është unik sepse liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohet për herë të parë jashtë Brukselit," tha ai.
Në datën 6 dhjetor, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë ka lajmëruar një protestë kundër qeverisë së zotit Rama, megjithëse ajo u ndalua nga Policia e Shtetit për shkak të sigurisë të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
