VIDEO/ Propozimi perfekt i frymëzuar nga "Titanic", por ja çfarë shkoi keq me këtë çift
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2022, 08:27
Momenti që çdo vajzë ëndërron të jetë magjik është propozimi për martesë.
Por jo gjithçka shkon sipas planit. Një gjë e tillë ka ndodhur dhe me një djalë i cili kishte marrë të dashurën e tij me një varkë dhe në përpjekje për të ribërë skenën e Titanik-ut, ulet në gjunjë për ti propozuar për martesë.
Momenti kulminant i propozimit shkon keq pasi në këtë moment atij i bie unaza në det e në përpjekje për ta kapur bie dhe vetë.
Megjithatë fatmirësisht unaza ndodhej në kuti dhe kjo e ndihmoi atë të mos zhytej, ndërsa djaloshi u rikthye sërish në varkë, për të përfunduar atë që kishte nisur.
Epo pavarësisht gjithçkaje, duket se jo gjithmonë planet e bukura shkojnë gjithmonë mirë, megjithatë për ta edhe ky moment do të jetë një kujtim i bukur.
