SHBA miraton ligjin për martesat LGBTQI+, Biden: Amerikanët kanë të drejtë të martohen me atë që duan

Senati i SHBA miratoi një ligj për të mbrojtur martesat e të njëjtit seks dhe ato ndërracore.

“Akti i respektimit të martesës” mori dritën jeshile me 61 vota pro dhe 36 kundër, me mbështetjen unanime të demokratëve dhe 12 vota nga republikanët. Dhoma e Përfaqësuesve, duhet ta miratojë atë deri në fund të vitit.

Presidenti Joe Biden u shpreh i kënaqur me këtë vendim: "Shtetet e Bashkuara janë afër riafirmimit të një të vërtete themelore: dashuria është dashuri dhe amerikanët duhet të kenë të drejtën të martohen me personin që duan".

Megjithëse ligji i miratuar nga Senati i SHBA-së nuk përcakton një detyrim kombëtar për të legalizuar martesat e të njëjtit seks, ai kërkon që martesat e homoseksualëve të njihen nga një shtet në tjetrin. 

 Ligji u mbështet fuqishëm nga administrata e Biden pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA .

Presidenti Biden u duk i kënaqur dhe menjëherë pas rezolutës së Senatit, shpjegoi se si "për miliona amerikanë, ky ligj do të mbrojë të drejtat dhe do të garantojë mbrojtjen për të cilat LGBTQI+ dhe çiftet ndërracore kanë të drejtë dhe gjithashtu do të sigurojë që, për brezat që do të vijnë, të rinjtë LGBTQI+ do të rriten duke e ditur se edhe ata mund të bëjnë jetë të plotë dhe të lumtur dhe të ndërtojnë familjet e tyre."