Madrid: Shpërthen një zarf në ambasadën e Ukrainës, plagoset një person

Një punonjës në ambasadën e Ukrainës në Madrid mbeti i plagosur pasi një shpërthim ndodhi teksa po hapte një letër në zarf. 

Sipas vlerësimeve të para të policisë spanjolle, kjo letër kishte brenda me një mjet shpërthyes. 

Punonjësi, i cili është me origjinë ukrainase, pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në spital, shtoi policia. 

Dosja, sipas burimeve të cituara nga La Vanguardia, i është drejtuar ambasadorit. Nuk ka kaluar nëpër skaner, por është hapur nga roja i sigurisë në kopshtin e ambasadës. 

Ambasada e Ukrainës në Madrid është mbyllur deri në një njoftim të dytë dhe policia spanjolle po heton vendin e ngjarjes. 

Mediat spanjolle raportojnë se është aktivizuar protokolli kundër terrorizmit.