BE: Mali i Zi t'i japë fund bllokadës së institucioneve dhe të normalizojë situatën në vend

Bashkimi Evropian i bëri sot thirrje Malit të Zi që t'i japë fund menjëherë bllokadës së institucioneve dhe të normalizojë situatën në vend.

"Kujtojmë dhe këmbëngulim që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga çdo veprim që mund të thellojë më tej krizën institucionale në vend dhe të dëmtojë funksionimin e institucioneve demokratike. Ata duhet t'i japin përparësi ndërtimit të konsensusit," tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili shtoi se BE-ja po e ndjek situatën e brendshme politike në Mal të Zi me shumë kujdes dhe shqetësim.

Ndërkohë sonte në Podgoricë do të mbahet protesta e tretë e opozitës së udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviç kundër Ligjit për Presidentin.

Protesta e quajtur “Ima nas” do të mbahet në orën 18:00 para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi, njoftoi organizatori.