Humbi jetën pasi u përplas nga shqiptari, familja dhuron organet e vajzës

Prindërit e një 21-vjeçareje që humbi jetën në një aksident tragjik në Greqi kanë vendosur të dhurojnë organet e vajzës së tyre.

Vajza u përplas nga një makinë dhe u braktis në rrugë nga shoferi 26-vjeçar shqiptar, në rrugën Egnatias , në orët e para të 22 nëntorit.

Vajza humbi jetën pas disa ditësh në spital mbrëmjen e djeshme.

“Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli që në momentin që lindi dhe kur u largua donte të bënte një mrekulli tjetër, të jepte jetë... atë që i morën,” me këto fjalë nëna e saj tronditi publikun duke zbuluar se familja do të dhuronte organet e saj pacientëve të tjerë.

"Udhëtim të mbarë shpirti im, deri në skajet e universit. Nuk po them lamtumirë dashuria ime por shihemi përsëri! Të dua deri në qiell dhe më tej .. dhe do të të dua sa të jem gjallë dhe të marr frymë” , shkruan ajo në postimin e saj në Facebook.

Varrimi i 21-vjeçares do të bëhet në Chania , ku të afërm dhe miq do të japin lamtumirën e fundit.

Ndërkohë 26 vjeçari shqiptar ka kërkuar falje për aksidentin tragjik dhe është vetëdorëzuar në polici, raporton CNN grek.

“Më duhet të them se nëse vajza nuk do të kishte tentuar të kalonte rrugën aty ku nuk kishte kalim, nuk do të kishte ndodhur aksidenti. Pas 20 metrave kishte një kalim. Jam larguar nga vendi i ngjarjes pasi nuk kam pasur leje qëndrimi,” mësohet të ketë thënë shqiptari.

Humbi jetën pasi u përplas nga shqiptari, familja dhuron organet e Humbi jetën pasi u përplas nga shqiptari, familja dhuron organet e