Kurti në Madrid: Serbia shtet autoritar, me aspirata territoriale ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se Serbia po tenton të marrë me forcë veriun e Kosovës ndërsa e akuzon Beogradin si shtet autoritar me lidhje të ngushta me Kremlinin.

Albin Kurti është shprehur se Serbia ka aspirata territoriale ndaj Kosovës, ndërsa merrte pjesë në Forumin e Internacionales Socialiste.

Kurti: Fatkeqësisht, fqinji ynë verior, me të cilin Kosova ndan kufirin më të gjatë, është ende një shtet autoritar me aspirata territoriale ndaj nesh dhe ka lidhje të ngushta me Kremlinin.

Kurti shtoi se Serbia vazhdimisht kërcënon gatishmërinë luftarake.

Kurti: Beogradi vazhdon të mbajë 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë në vijën administrative me Kosovën dhe vazhdimisht përpiqet të minojë shtetësinë tonë.

Prishtina dhe Beogradi kanë qenë në pikën më të nxehtë të marrëdhënieve të tyre për shkak të targave.

Zoti Kurti e paraqiti para homologëve ideologjikë Kosovën si shtetin më demokratik të rajonit edhe pse analistët, opozita dhe shoqëria civile e cilësojnë si qeverisjen me më pak transparencë.