“Moment vërtet historik!” Von der Leyen jep lajmin e mirë të BE

Deri në fund të qershorit 2026, të gjitha kompanitë e mëdha të listuara në BE do të duhet të miratojnë masa për të rritur praninë e grave në postet kryesore.

Deri në fund të qershorit 2026, 40% e posteve të drejtorëve joekzekutivë dhe 33% e të gjitha posteve të drejtorëve do të duhet të plotësohen nga seksi i nënpërfaqësuar.

"Pas 10 vitesh nga propozimi i Komisionit Evropian, tani do të kemi një ligj evropian për barazinë gjinore në bordet e kompanive. Pengesat për gratë që të hynin në postet kryesore në kompani është thyer. Është një moment vërtet historik dhe lëvizës", shkroi presidentja Ursula von der Leyennë Twitter.