Biden dekoron dy gjela deti për Ditën e Falënderimeve
Sipas traditës, presidenti amerikan Joe Biden fali gjelin e detit në Shtëpinë e Bardhë përpara Ditës së Falënderimeve që festohet në Shtetet e Bashkuara të enjten më 24 nëntor.
"Unë ende nuk e di se cili do të jetë vendimi," bëri shaka Biden përpara se të jepte "faljen presidenciale".
“Votat janë numëruar, nuk ka mashtrime. E vetmja dallgë e kuqe këtë vit do të jetë salca e boronicës që do të shtrijë në dysheme qeni im Komandanti”, tha sërish presidenti duke u tallur me rezultatet ku partia republikane, ngjyra përfaqësuese e së cilës është e kuqe, nuk ka arritur suksesin e parashikuar nga sondazhet.
Përjashtimisht këtë vit, për herë të parë pas 75 vitesh, pati dy zogj me fat, Çokollata dhe Çipi. Ceremonia u shoqërua me interpretimin e këngës së famshme botërore të Lynyrd Skynyrd 'Free Bird'.
