Pamje të rënda, mjekët i heqin nga shpina predhën e pashpërthyer ushtarit rus
Mjekët rusë kanë kryer një operacion të jashtëzakonshëm për të hequr një predhë mortaja nga shpina e një ushtari.
“Kam dhimbje”, dëgjohet duke thënë ushtari rus teksa operacioni është kryer pa anestezi të përgjithshme.
Bishti i predhës e kishte goditur dhe ishte ngulitur në shpatullën e tij, shkruan Daily Mail.
Ushtari i kërkoi kirurgut të mos e prekte predhën, sepse ajo mund të shpërthente.
Por bishti nuk shpërtheu pasi kirurgët e hoqën me duar.
Një anëtar i ekipit që filmonte procedurën në një spital të improvizuar pranë vijës së frontit të luftës tha: 'A mund ta tregoni predhën, ju lutem?'
Ai e mbajti atë para kamerës.
"Garza u hoq, plaga u qep dhe pacienti tani është duke u shëruar," thuhet në raport.
Operacioni erdhi pas një tjetër operacioni këtë muaj, ku kirurgët shpëtuan jetën e një ushtari rus që kishte përfunduar me një granatë të ngulur në kraharor.
Rreshteri Nikolay Pasenko, 41 vjeç, ishte goditur nga një sulm ukrainas dhe një granatë e pashpërthyer iu ngul në trup - poshtë zemrës së tij.
