Fansja e Uellsit premton zbritje në OnlyFans nëse skuadra kalon grupin në Kupën e Botës

Një yll i OnlyFans , i quajtur 'tifozja më seksi' e Uellsit, është zotuar se do t'i ulë me 50% çmimet e fotove të saj, nëse skuadra e saj kalon fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Bukuroshja zeshkane Alaw Haf veshi një tanga të kuqe dhe një kapele për nder të heronjve të saj të dashur të Uellsit, teksa pozonte për foto të guximshme.

Të preferuarit e tifozëve Gareth Bale dhe Aaron Ramsey duruan temperatura të larta në fushën e Katarit, me ndeshjen e tyre të parë kundër SHBA-së më 21 nëntor, të cilën e barazuan.

Por Alaw është vendosur të rrisë temperaturën edhe më tepër në këtë botëror.

“Mezi pres Kupën e Botës, do të bëj një ulje prej 50% në përmbajtjen time nëse Uellsi kualifikohet në raundin tjetër. Unë do të postoj për të gjitha ndeshjet në rrjetet e mia sociale. Mezi pres të shoh lojtarët e mi të preferuar që më në fund luajnë në një Kupë Bote."

Por për fat të keq për çdo fansi të Uellsit në Katar dhe modeles e cila u diplomua në Universitetin e Liverpool-it përpara se të hapte OnlyFans, ajo nuk mundi të gjente shumën e parave të nevojshme për të marrë një biletë për të parë në skuadrën në botëror pas 60 vjetësh.

Pavarësisht se fitonte 5000 £ në muaj nga fotot e saj, ajo pranoi se një udhëtim në Katar do të ishte shumë i tepërt dhe tha se në vend të kësaj do të vendoste t'i shikonte ndeshjet nga një ishull spanjoll i mbuluar nga dielli.