VIDEO/ Gazetares i vjedhin portofolin në Katar, policia i thotë se mund të zgjedhë dënimin për autorin

Një gazetare e televizionit argjentinas u grabit drejtpërdrejt në transmetim teksa raportonte në Katar për Kupën e Botës, duke i vjedhur paratë dhe dokumentet nga çanta e saj.

Dominique Metzger ishte duke transmetuar nga zona Corniche e Dohas në ndeshjen e parë të turneut kur ajo tha se sendet ishin vjedhur.

Duke folur pas incidentit, Metzger tha se ajo e raportoi incidentin në policinë lokale dhe u befasua nga përgjigja e tyre.

Ajo i tha rrjetit të saj Todo Noticias (TN) se zyrtarët premtuan të identifikonin të dyshuarin dhe tha se mund të zgjidhte dënimin për grabitësin e dyshuar.

“Kisha çantën time të vogël me të gjitha gjërat që duhen, portofolin tim, çelësat e dhomës të hotelit, disa peceta”, i tha Metzger një spikere të rrjetit TN.

"Dhe ju po kërcenit, apo jo?" e pyeti spikeria.

“Po, po kërceja me turmën dhe jam e bindur se ishte në atë moment kur dikush hapi zinxhirin e çantës dhe më mori portofolin”, u përgjigj gazetari.

Spikerja e pyeti nëse mendonte se ishte një hajdut xhepi që i vodhi portofolin. Ndërsa grabitja nuk u kap nga kamera, pamjet e shfaqën atë duke kërcyer mes një turme me çantën e varur në anën e saj.

“Nuk e kuptova në atë moment, ti e di që je drejtpërdrejt në transmetim, me muzikë dhe turma rreth teje, dhe isha e fokusuar që të raportoja. Kështu që nuk i kushtova vëmendje.

VIDEO/ Gazetares i vjedhin portofolin në Katar, policia i thotë se

Pasi mbarova raportin tim të drejtpërdrejtë, doja të merrja portofolin për të blerë një shishe uji dhe më pas kuptova që nuk e kisha atë”, tha ajo.

VIDEO/ Gazetares i vjedhin portofolin në Katar, policia i thotë se

Në një përpjekje për të goditur krimin, Katari ka instaluar mijëra kamera rreth stadiumeve të sapondërtuara, si dhe 15,000 kamera me rezolucion të lartë brenda çdo stadiumi, të ndihmuara nga teknologjia e njohjes së fytyrës.