Pse disa qytete në mbarë botën po përpiqen ta bëjnë të paligjshme vdekjen
Ka një sërë vendesh në botë që janë përpjekur ta bëjnë të paligjshme vdekjen, por - sado e çuditshme që tingëllon – duket se ka njëfarë logjike.
Në vitin 1999, kryetari i një fshati në Granada, në jug të Spanjës, njoftoi se kishte ndaluar vdekjen.
Dekreti ishte paksa një mënyrë e paqartë për të detyruar dikë t'i kushtojë vëmendje mbipopullimit në varrezat lokale në Lanjaron, me kryebashkiakun Jose Rubio që u tha vendasve që “të kujdesen maksimalisht për shëndetin e tyre në mënyrë që të mos vdesin derisa bashkia ndërmerr hapat e nevojshëm për të blerë tokë të përshtatshme që të ndjerit të prehen në paqe”.
Ai shtoi: "Ndalohet vdekja në Lanjaron".
Një gjë e ngjashme ndodhi gjashtë vjet më vonë në një qytet brazilian të quajtur Biritiba Mirim, ku kryebashkiaku Roberto Pereira da Silva propozoi të shpallte të jashtëligjshme vdekjen pasi nuk kishte vend për të varrosur të vdekurit.
Vendasit u gjendën në një ngërç, pasi ligjet ndalonin këdo që të ndërtonte një varrezë të re – e gjitha kjo falë një dekreti të vitit 2003 nga këshilli i mjedisit i vendit që ndaloi varrezat e reja ose të zgjeruara në zona të mbrojtura, ose rajone me nivele të larta uji.
Projektligji thoshte se 'shkelësit do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre', por nuk zbuloi se cili do të ishte dënimi.
Ndërsa të paktën 20 qytete brenda 100 km nga Biritiba Mirim u përballën me të njëjtin problem.
Ndërkohë, në Norvegji, ekziston një qytet në Svalbard i quajtur Longyearbyen që gabimisht është raportuar se e ka shpallur të jashtëligjshëm vdekjen.
Megjithatë, vdekja nuk është e paligjshme si e tillë, besohet se ajo thjesht paraqet pak problem kur bëhet fjalë për varrosjet.
Meqenëse është shumë ftohtë, trupat luftojnë të dekompozohen edhe kur janë më shumë se një shekull të vjetër - siç zbuluan studiuesit kur mblodhën mostra nga varrezat lokale, të cilat përmbanin viktima të virusit të gripit të vitit 1918.
