Vendi nën pushtetin e ujit, përmbytje të mëdha dhe evakuime familjesh në disa rrethe



Disa familje janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa dhjetëra të tjera janë rrethuara nga uji pasi reshjet intensive të shiut rikthyen përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

Në njësinë administrative Guri I Zi, niveli I ujit arriti deri në 70 centimetra, pasi përroi që kalon aty doli nga shtrati.

E njëjta panoramë është edhe në fshatin Bleran.

E rënduar situata në Bashkinë Vau i Dejës, pasi përrenjtë dolën nga shtrati duke përmbytur disa dhjetëra hektarë tokë.

Ndërkohë në Malësi të Madhe dalja e përroit të Thatë izoloi Bogën dhe Thethin, ku tre banesa e përmbytën.

Na bashkinë Pukë janë dëmtuar rrugët rurale të njësive Gjegjan,  Rrape,  Qelez dhe Luf Qerret, ndërsa dëme ka edhe në Fushë Arrëz dhe Tropojë më në verilindje.

Disa dhjetëra hektarë tokë janë nën ujë edhe në Zadrime dhe Fushen e Torovicës në Lezhë, ku vështirësi ka edhe në disa rrugë.

Dhjetëra fshatra në të gjithë vendin janë pa energji elektrike për pasojë të dëmtimit të rrjetit shpërdarës ose stakimeve për efekt sigurie

Reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje në rrugët e Durrësit dhe zonën e Spillesë në Kavajë.

Për shkak të dallgëve që arrijnë mbi 3,.5 metra lundrimi i anijeve të vogla është pezulluar.