Shoqëria shqiptare nuk i pranon femrat e forta? Brisida Shehaj ka një mesazh të fortë për të gjithë

Ajo është Brisida Shehaj, një ndër politikanet më të përfolura të momentit ku me deklaratat e saj të forta ka ditur gjithmonë të fitojë vëmendjen e publikut dhe të përcjellë mesazhin e duhur për të gjithë.

Një grua e fortë, stoike, shumë e drejtpërdrejtë e mbi të gjitha një njeri që përcjell një pozitivitet të madh tek kushdo që e takon. E ftuar në D-Night në Rtv Ora, Brisida foli për rolin e femrave në shoqërinë shqiptare dhe kush e ka “fajin” që populli mezi i pranon ato në shoqëri.

Dajana: A jemi ne populli që mezi i pranojmë femrat e forta, pra jemi mësuar me atë shprehjen burri flet, ndërsa femra hesht?
Brisida Shehaj: Nuk mendoj se është kjo. Femra të forta Shqipëria ka patur, por unë jam {se tani do të më bëjnë copash feministet} dhe mendoj se për ne femrat fajin e kanë femrat. Për ne femrat fajin e kanë po ato femra që ne na përfaqësojnë.
Nuk dua të merrem me pjesën e komenteve sepse kjo politika apo kjo jeta kaq e vështirë në Shqipëri na ka mbushur me një lloj mllefi që unë nuk e kam.

Ti po të shohësh ato që merren ose individë publikë të tjerë, po t’iu shikosh profilet e tyre shumica i bllokojnë komentet dhe nuk përgjigjen. Unë iu përgjigjem të gjithëve, sidomos atyre që më fyejnë…ka plot njerëz që në Instagram më thonë të fundit dhe unë i përgjigjem dhe pastaj kërkojnë ndjesë duke thënë “Si ka mundësi na përgjigjet” Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që kanë mllef!

D-Night një program nga Dajan Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00.

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: