I'm Good (Blu) performanca e Bebe Rexha në Music Awards, triumfon Taylor Swift

Taylor Swift ishte fituesja e madhe e mbrëmjes në ceremoninë e çmimeve MTV Europe Music Awards. 32-vjeçarja, albumi I fundit i së cilës “Midninghts” ka kryesuar listat në të gjithë botën, fitoi 4 çmimet kryesore: artistja më e mirë, videoja më e mirë, artistja më e mirë në zhanrin pop dhe videoja më e mirë e gjatë.

Sëift e cila hyn tashmë në një kategori me Lady Gaga si këngëtarja me më shumë çmime “MTV Europe” ia kushtoi çmimin fansave të saj.

"Nuk mund ta besoj se mund ta bëj këtë si punë, dhe kjo është e gjitha falë jush. Faleminderit shumë, shumë."

Edhe pse ka fituar shumë çmime edhe në edicionet e kaluara, ajo s’ka qenë prezente në ceremoni që nga viti 2012. Ndërkohë, Harry Styles, Blackpink dhe Nicki Minaj morën gjithashtu trofe.

Shfaqjen e nisën David Guetta dhe Bebe Rexha, duke interpretuar hitin e tyre I'm Good (Blu), i cili fitoi çmimin për bashkëpunimin më të mirë. Shikoni performance

I'm Good (Blu) performanca e Bebe Rexha në Music Awards, triumfon

MTV gjithashtu dha një çmim special për tre vajza të reja ukrainase që po përballen me krizën humanitare të vendit. Anna Kutova, Lina Deshvar dhe Anfisa Yakovina kanë siguruar strehim për refugjatët, evakuojnë dhe kujdesen për familjet me fëmijë dhe terapi për ata që janë ndarë nga të dashurit e tyre.

Ceremonia u mbajt në Düsseldorf, Gjermani dhe u organizua nga regjisori Taika Waititi dhe ylli i popit Rita Ora, të cilët u martuan gjatë verës.