Ermal Mamaqi: Ajo që përcakton kualitetin e një familje është se sa kohë qeshni bashkë

“Babi të duam shumë. Unë mezi po pres të lexojmë librin tënd te dhoma ime. Je gjithë bota ime të dua!”

Kështu u shpreh në një vedeomesazh në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora djali i Ermal Mamaqit drejtuar këtij të fundit.

Edhe Ermali tregoi më shumë rreth raportit të tij me fëmijët ku tregoi se një element i rëndësishëm është që të qesh me to.

“Ajo që përcakton kualitetin e një familje është se sa kohë qeshni bashkë”, tha ai.

Ermal Mamaqi: Ajo që përcakton kualitetin e një familje është se sa kohë qeshni bashkë. Të dy fëmijët e mi janë rritur me shprehjet ‘Unë ja dal gjithmonë’ dhe ‘Unë i çoj punët deri në fund’. Çdo natë e mbyllim me video për të qeshur. Një fëmijë që shkon duke qeshur në atë botën e ëndërrave është më i lumtur.