Binjaket 21 vjeçare, njëra prej tyre rrëfen vështirësitë e të dalurit me djem me motrën e ngjitur

Një vajzë e cila është binjake me motrën e saj, e që kanë lindur të ngjitura ka treguar se si i kalon takimet me djemtë.
Carmen dhe Lupita Andrade 21 vjeç, të lindura në Meksikë, iu përgjigjën një vargu pyetjesh në një video në YouTube 'Ask Me Anything' mbi intimitetin, hobit dhe edukimin e tyre.
Vajzat, të cilat kanë jetuar në Connecticut që kur ishin dy vjeç, janë të ngjitura përgjatë kraharorit të gjoksit deri në legenin e tyre, ku bashkohen shtyllat kurrizore. Ato kanë dy krahë, por vetëm një këmbë secila, me Carmen që kontrollon këmbën e djathtë dhe Lupita, të majtën.
Motrave, të cilat pritej të mbijetonin vetëm për tre ditë pasi lindën në vitin 2002, u është thënë se ndarja e tyre mund të rezultojë në vdekje ose vite të tëra të kujdesit intensiv.
Kështu që ata zgjodhën të qëndrojnë së bashku dhe janë përshtatur me profesionalizëm për të jetuar jetën me njëra-tjetrën, duke përfshirë mënyrën se si të menaxhojnë jetën tani që Carmen (djathtas) ka një të dashur.
Takimi ka qenë një 'proces mësimi për të gjithë', sipas Carmen, e cila ka dalë me të dashurin e saj aktual për një 'vit e gjysmë'. Ajo tha se partneri i saj është i ngjashëm me një mik të ngushtë dhe se marrëdhënia e saj e re nuk ishte " intime në atë mënyrë, dhe ai është në rregull me këtë".
Çifti u takua në aplikacionin e takimeve Hinge. Carmen tha se ajo ishte 'transparente' për gjendjen e saj, por pranoi se e kishte 'shumë të vështirë' të tregonte se ishte një binjake e ngjitur me motrën e saj në profilin e saj.
Megjithatë, binjakja e saj Lupita e sheh takimin shumë ndryshe pasi rrëfen se është 'aseksuale dhe aromantike'.
Carmen tha: “Padyshim që do të isha transparente për gjithçka... Ishte një proces mësimi për të gjithë. Natyrisht, ne duhej të diskutonim se cilët kufij janë në rregull dhe çfarë jo.'

Carmen tha se martesa nuk ishte në planet e saj, sepse ajo është vetëm 21 vjeçe tani.
Të dyja ato pretenduan se ishin për shumë persona mund të ishte e papërshtatshme ideja se dikush mudn të kishte një takim intim me dy persona njëherësh.
Megjithatë ato nuk e shohin veten as si të paaftë, pasi pranojnë se është 'paaftësi nëse e bëni të duket si paaftësi'.
Kur Lupita dhe Carmen ishin të vogla, ato kaluan vite në terapi fizike duke mësuar se si të ulen dhe të punojnë së bashku për të përdorur këmbët e tyre dhe kur ishin katër vjeç, hodhën hapat e tyre të parë së bashku.
Mjekët konsideruan ndarjen e tyre, por arritën në përfundimin se kjo nuk mund të bëhej në mënyrë të sigurt, sepse ato kishin shumë organe vitale të ërbashkëta dhe pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore.

