"O njerëz qetësohuni, nuk konkuroj për Nobel" Ermal Mamaqi i përgjigjet kiritikëve të librit

Ermal Mamaqi ju është përgjigjur të gjithë atyre që e kritikuan për librin e tij “Në garë me veten” dhe sigurisht që dhe përgjigjen ndaj tyre e ka përmes shakave.

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, Mamaqi për të gjithë ata që e panë me skepticizëm librin e tij tha se “nuk do t’ia bllokoj askujt garën për çmimin Nobel në letërsi”.

Ermal Mamaqi:Të jenë të qetë të gjithë ata që përpëliten nga ëndërrat e çuditshme të kësaj herezie që ndodhi që unë e bëra dhe nuk do të merrem me shkrime librash, nuk është ky fokusi im. Nuk do t’ia bllokoj askujt garën për çmimin Nobel në letërsi, sidomos shqiptarëve.

Ermali thotë se ishte momenti që të gjitha ato që ka mësuar ti vendoste në  një libër.

Ermal Mamaqi: Ka mbi 12 vjet që studioj në fushën e zhvillimit personal dhe ka shumë vite që jap leksione mbi teknikat e suksesit. Mendoj se është momenti që të gjitha ata që kam mësuar ti vendos në një paketë në këtë libër.