"Azem, Azem, ti je gjallë!" Rudina elektrizon protestuesit: Në shesh janë shqiptarët përballë klubit të miliarderëve

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, në fjalën e saj drejtuar protestuesve tha se kjo tubimi i sotëm u përket të gjithë qytetarëve, duke nënvizuar se edhe socialistët janë sot në shesh përballë regjimit Rama.

Përballë numrit të lartë të protestuesve dhe më të vëllanë në shesh, ajo kujtoi edhe babain e saj, heroin e demokracisë Azem Hajdari.

Turma iu përgjigj me thirrjet: Azem, Azem ti je gjallë!

Hajdari: E bëra rrugën me disa qytetarë që historikisht e kanë mbështetur PS dhe sot ata janë në shesh. Beteja që kemi sot nuk është betejë midis partive politike, betejë midis militantëve, nuk është betejë ideologjike. Sot është beteja e gjithë shqiptarëve nga njëra anë dhe të klubit të miliarderëve nga ana tjetër me në krye Edi Ramën.

Ky klub miliarderësh po zhvat jo vetëm buxhetin e shtetit me koncesionet korruptive, po zhvat jo vetëm burimet natyrore me klientët e tyre të klubit, jo vetëm pronën publike por mbi të gjitha po zhvat ëndrrat tona dhe të fëmijëve tanë për një të ardhme më të mirë.

Ky shesh sot nuk është vetëm i demokratëve por për të gjithë ata, kjo është beteja e të gjithë shqiptarëve që duan të jetojnë këtu në Shqipëri. Duhet të sigurohemi që klubi i miliarderëve të mos ketë paqe. Ju që jeni mbledhur sot këtu me kujtoni Azem Hajdarin. Azemi kishte një mision, ta kthente Shqipërinë në një vend të begatë. Ju më mbushni mua me shpresë dhe energji që kjo ëndrra e tij të bëhet realitet.