"Rama atdhe ka paranë, fe ka drogën", Budina: Protestat të mos ndalin pa shkulur mafien

Regjisori Edmond Budina në fjalën e tij në protestën e mbajtur nga opozita u shpreh se "popull e ka shembur frikën dhe e ka mbushur këtë shesh".

Ai tha për Ramën se atdhe ka paranë, fe ka drogën, flamur ka shitjen e interesave të atdheut.

Sipas tij protestat nuk duhet të ndalen deri "pa shkulur mafien e pushtetit".

Edmond Budina: Ky popull e ka shembur friken dhe e ka mbushur këtë shesh. Ne nuk jemi këtu vetëm për keqqeverisjene  e këtij  pusheti por për të treguar forcën tonë kundër mafies që ka uzurpuar pushtetin e në krye të cilit është mister jahti 2 milion, mister incineratori 420 milion. Jemi këtu ta ndalojmë këtë mafie në pushtet. Ne nuk jemi si ai (Rama) sepse ai atdhe ka paranë, ai fe ka drogën, ai flamur ka shitjen e interesave të atdheut dhe ne jemi kundër gjitha këtyre. Ne jemi këtu të themi që luftën ta vazhdojmë deri në fund. Ne jemi këtu për ti thënë jo drogës, për ti thënë jo shpopullimit, jo shpërbërjes , jo shthurjes, jo mafies deri në fund.

"Unë ju ftoj që protestat tonë të mos ndalin asnjëherë, të mos shkulemi që këtu pa shkulur mafien e pushtetit. Të kemi një mosbindje civile deri në fitore."