EKSKLUZIVE/ Sergio Fontana: Uji është "ari blu" që Shqipëria s'po e shfrytëzon si duhet. Do e sjellim në Puglia

Jugu i Italisë po synon të furnizohet me ujë të pijshëm nga jugu I  Shqipërisë. Në një interviste ekskluzive për gazetaren Alba Kepi,  Presidenti i Konfindustrias së Barit në Puglia dhe President i Konfindustria Italiane në Shqipëri, Sergio Fontana, dha detajet e projektit mbi që do të importojë ujin shqiptar në tokën italiane.

Sergio Fontana President i Konfindustrisë së Barit në Puglia e President i Konfindustria Italiane në Shqipëri, eksluzivisht në një intervistë për RTV Ora e Ora News, rrëfen detajet e projektit mbi ujësjellësin që do të mund të furnizojë me ujë shqiptar tokën italiane.

Alba Kepi: Të flasim fillimisht për detajet teknike të këtij projekti. Një lajm që erdhi papritur e nga Shqipëria askush nuk ishte i informuar. Sa do të kushtojë e kush është realizuesi i këtij projekti? 

Sergio Fontana: Ky ujësjellës do të shërbejë për të sjellë ujë nga Shqipëria në Puglia, Shqipëria ka vend me burime të pasura ujore që i përdor vetëm për centralet elektrike e në shumicën e rasteve harxhohet e derdhet në det. Uji është “ari blu”, mjaft i rëndësishëm në ekonomi e që Shqipëria nuk e shfrytëzon si duhet këtë pasuri të madhe. Ne duam të shrytëzojmë këtë pasuri të madhe të saj, pra ujin duke e sjellë në Puglia, e në territore të Italisë Jugore.

Emergjenca hidrike është emergjenca e së ardhmes që ka ky territor e jam shumë në favor të këtij projekti që nis nga jugu i Shqipërisë e do të mbërrij në provincën e Leçes. Është një projekt që do të ketë 85 km tubacione nën ujë e 120 km tubacione mbi tokë në lartësi 250 metra mbi tokë.

Uroj që ky projekt të mbështetet nga guvernatori i Puglias Michele Emiliano që është në raport mjaft të mirë me qeverinë shqiptare, Kosto do të jetë rreth 1 miliardë euro e do të sjellë hapjen e 8 mijë vendeve pune.

Është një kosto absolutisht e përballueshme e që do të kërkoj punën disa vjecare për realizimin e tij. Uroj që politikanët tanë si në Itali e në Shqipëri të mos mendojnë për zgjedhjet e ardhshme por për të ardhmen e brezave. Kjo infrastrukturë e re do të forcojë raportin e Shqipërisë me Italinë.

Alba Kepi: Në ç'fazë ndodhet tashmë ky projekt? A ka mbërritur në zyrat e ministrive shqiptare?

Sergio Fontana: Është një projekt në fazë zhvillimi që duhet përmirësuar me vullnetin politik për ta realizuar. Në Tiranë kemi një ndërmjetës mjaft të mirë që është Ambasadori italian Bucci, me një aftësi të mëdha komunikuese e i cili ka marrëdhënie mjaft të mira me qeverinë shqiptare . Ky projekt do të realizohet vetëm nëse do të ketë një konsensus të plotë nga të dy qeveritë. Është një propozim i imi si përfaqësues i sipërmarrjeve italiane si në Puglia e në Shqipëri, bazuar në propozimet e studimeve të viteve më parë.

Alba Kepi: Si e pse keni identifikuar Gjirokastrën si zonën më të përshtatshme për burimin e këtij ujësjellësi?

Sergio Fontana: Gjirokastra është zgjedhur për motivin se është pika e afërt për të ndërtuar këtë ujësjellës e përshtatshmërinë që jep për realizimin e këtij ujësjellësi.  Në Puglian e në provincën e Lecces, kemi ujësjellësin më të mirë në Europë e falë kompetencave në këtë fushë duke i bashkuar me kompetencat shqiptare e vullnetin e politikës uroj ta realizojmë. Jam shumë në favor të realizimit të tij.

Alba Kepi: A keni komunikuar me adminisratën lokale, shoqërinë civile? Shqipëria është një vend që ka problematika të forta në instrakturën e furnizmit të popullsisë me ujë e ky lajm solli dhe qëndrime kritike? Tirana , kryeqyteti i Shqipërisë ka ende ujë me orar. A jeni të shqetësuar se grupe sociale e shoqëria civile mund të jetë kundër realizimit të tij?

EKSKLUZIVE/ Sergio Fontana: Uji është "ari blu" që

Sergio Fonatana: Nuk ka një mendim të dytë në këtë propozim. Gjatë Asamblesë së Konfidustria në Bari mbajtur pak ditë më parë hodha porpozimin për realizimin e këtij projekti dhe në cilësinë e Presidentit të Konfindustrisë italiane në Shqipëri. Shqipëria është një vend që ka bërë zhvillim  të madh në infrastruktrë , por ka dhe vend për të përmirësuar për gjërat që nuk shkojnë. E ky ujësjellës  mund të sjell më shumë energji bashkëpunimi e kontribut ekonomik mes dy vendeve.

Alba Kepi: Ju përmendët disa herë shprehjen projekt strategjik. Ndoshta mund të jetë një projekt që ju prisni të financohet nga Planit për Rilancimin e Rimëkëmbjen e ekonomisë italiane, dhënë nga fondet europiane? 

Sergio Fontana: Edhe mund të jetë. Unë si President i Konfidustrisë kam si detyrë për të sinjalizuar se kemi një mundësi që duhet ta shfrytëzojmë, bashkë me një studim që i përshatet, i përket politikës që të marr vendimin nëse duhet e si duhet realizuar. Është politika që duhet të informohet se kemi një mundësi të tillë që duhet të përdoret e mos të shkohet dëm.
Kemi dy popuj mjaft afër me njëri tjetrin, e duhet hapur një debat publik e të vlerësohen motivet pro e motivet kundër këtij projekti.

Alba Kepi: Sa mund të zgjas punimi i këtij ujësjellësi, e uji shqiptar do të shërbej për të furnizuar jo vetëm Puglianan por dhe rajonet e tjera italiane?

Sergio Fontana: Së pari duhet aprovimi e studimi më i përshtatshëm për ta realizuar, e miratimmi nga politika. Uji mund të shpërndahet dhe nga rajonet e tjera italiane por do jetë në varësi të vëllimit të ujit e falë aftësive të inxhinerëve italianë pugliezë. Mund të zgjas të paktën 4 vite. 


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.