Bruksel, terroristi thirr "Allahu Akbar" dhe qëllon me thikë policët, një humb jetën

Një sulm me thikë ndaj policëve ka ndodhur pasditen e së enjtes, 10 nëntor në Bruksel, ku njëri prej tyre ka humbur jetën.

Sipas Associated Press, duke cituar zyrën e prokurorit federal, dy oficerë policie u sulmuan pranë stacionit të trenit në Bruksel.

Mediat lokale raportuan se sulmuesi u qëllua.

“Një nga patrullat tona u sulmua nga një person i armatosur me thikë. Dy policët më pas bënë thirrje për përforcime. Një oficer i një patrulle tjetër përdori armën e tij të zjarrit për të neutralizuar sulmuesin," tha policia.

Autori u arrestua ka lëndime në këmbë dhe në bark. Sipas mediave belge sulmuesi bërtiti “Allah Akbar”.

Gazeta Le Soir raportoi se polici i vdekur u godit me thikë në qafë dhe vdiq në spital.