Mega operacioni/ Shkatërrohet organizata kriminale italo-shqiptar, trafikoi 6 tonë drogë

Autoritetet Italiane të Antimafias, Antidrogës e të Guardia di Financës kanë shkatërruar një organizim kriminal italo-shqiptare e aftë të trafikonte mbi 6 tonë drogë, marijuanë e hashash, gjatë periudhës kohore 2019-2021.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar Rosario D’Onofrio, kryeprokuror i Shoqatës Kombëtare të Arbitrave Italiane.

Paratë e fituara ricikloheshin përmes një sitemi kinez mbi të cilin hetimet janë në zhvillim aktiv.

Droga trafikohej nga Holanda e Spanja e mbërrinte në Itali me bazë në Lombardi e në territorin e Milanos për llogari të dy grupeve trafikantësh në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Operacioni i koduar "Madera2019" çoi në ekzekutimin e 42 urdhër ndalimesh shtetas shqiptarë e italianë. 

Operacioni u koordinuar dhe nga autoritetet e Europolit në ekzekutimin e 6 urdhër ndalimeve në Spanjë e Hollandë.

Prokurorët italianë Rosario Ferracane e Sara Ombra kanë zbardhur aktivitetin kriminal të dy grupeve:

"Grupimi milanez me bazë në komunën milaneze, Sesto San Giovanni e drejtuar nga Andrea Buffa i thirrur me nofkën "BIONDI", i cili jetonte në Spanjë ku organizonte e menaxhonte ngarkesat me marijuanë e hashash përmes një kompanie transporti spanjolle Bosatrans SA. Malli i kamufluar (droga) merreh në zotërim nga një kompani jo ekzistenve Laminati Express".

Grupimi i dytë ishte me bazë në Bari e vepronte për llogari të klanit barez Abbaticchio, e që bashkëpunonin me trafikantë shqiptarë me kapo Ankelojd Tuci që kishte një rrjet të gjerë klientësh në të gjithë Italinë.

Transporti i drogës e furnizimi i klientëve bëhej me automjete të modifikuara me fund të dyfishtë, ndërsa për të komunikuar mes tyre përdornin aplikacione të sofistikuara për të kriptuar mesazhet në telefona.

Gjatë periudhës së limitimit të lëvizjes për shkak të pandemisë, materiali hetimor ka dokumentuar se si një nga korrierët e drogës me pseudonimin "Rambo", përdorte veshje militare për t'i shpëtuar kontrolleve e ndalimeve të policisë si dhe për kryer lirisht aktivitetin e tij ilegal.

Ky organizim kriminal kishte një rrjet të strukturuar degësh e bashkëpunëtorësh që merreshin me transportin, magazinimin e shpërndarjen e drogës, si dhe tregtimin e saj.

Përveç marijuanës e kokainës, ata trafikonin dhe cigare elektronike me përbërje kanabisi, si dhe doza kokainë.

Në hetime janë zbardhur dhe emrat e dy reperëve të njohur të muzikës italiane Sfera EBbasta e Izi, por që nuk rezultojnë të jenë persona nën hetim.

Paratë e fituara nga trafiku i drogs ricikloheshin përmes sistemit kinez Fei-Chien e një kompanie me bazë në Milano nga ku niseshin dërgesat me para e për të cilat hetimet vazhdojnë të kryhen.

Mega operacioni/ Shkatërrohet organizata kriminale italo-shqiptar, trafikoi


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.