Demokratët fitojnë Arizonën, Trump: Vjedhje!

Partia Demokratike ka mundur të mbajë mandatin e senatorit në shtetin e Arizonës duke barazuar republikanët me ulëse. Por ish-presidenti Donald Trump i është kthyer pretendimeve të vjetra se në Arizona zgjedhjet u vodhën. Deklarata e republikanit vjen pas numërimit të ngadaltë dhe dhjetëra rasteve të raportuara për parregullsi në zgjedhje.

Demokratët duket se kanë çdo shans për të fituar një vend në Senat në shtetin e Arizonës, duke siguruar 49 ulëse.

Numërimi në shtetin e Arizonës ka qenë tepër i ngadaltë dhe shpesh janë denoncuar mangësi në numërim.

Mark Kelly sipas projeksioneve finale ka mundur të rizgjidhet si senator nga Partia Demokratike duke mposhtur republikanin Blake Masters.

Gjatë gjithë ciklit zgjedhor, gara ishte në qendër të vëmendjes kombëtare, duke qenë një nga mundësitë më të mira të marrjes për republikanët e Senatit këtë vit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ish-presidenti Donald Trump akuzoi autoritetet zgjedhore të Arizonës për mashtrim.

Në një postim të gjatë në Truth Social, Trump bëri thirrje për rivotim duke pretenduar për vjedhje votash.

"Makinat e votimit në numër të madh nuk funksionuan, por kjo ndodhi vetëm në bastionet republikane. Njerëzit u detyruan të prisnin me orë të tëra, pastaj u lodhën ose kishin gjëra të tjera për të bërë dhe u larguan nga radhët e votimit me mijëra. Përsërisni zgjedhjet sërish!" tha ai.

Të martën, banorët e Arizonës u detyruan të qëndrojnë në radhë për orë të tëra, pasi në mënyrë të pashpjegueshme pasi dhjetëra makineri votimi u prishën në të njëjtën kohë.