Irani ndërton raketë hipersonike 'të pandalshme'
Zyrtarët iranianë pohojnë se kanë zhvilluar një raketë hipersonike që është më "e pandalshme" nga të gjitha mbrojtjet aktuale kundërajrore.
Sipas gjeneralit Amir Ali Hajizadeh, komandant i hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare, Teherani tani ka tani ka në posedim një raketë balistike që lëviz me "shpejtësi të lartë dhe mund të manovrojë brenda dhe jashtë atmosferës".
Raketa është projektuar për të synuar sistemet anti-ajrore të armikut dhe është përshkruar si një "hap brezi" përpara për sa i përket teknologjisë ushtarake të Teheranit.
Irani nuk e ka pranuar publikisht se ka punuar në një armë të tillë më parë. Vetëm Rusia dihet se zotëron teknologji hipersonike.
Pavarësisht pretendimeve të Iranit, nuk ka pasur raporte për testimin e një rakete të tillë.
Shqetësimet për raketat balistike të Iranit kontribuan në një vendim të SHBA-së në vitin 2018 nën presidencën e Donald Trump për t'u tërhequr nga një pakt bërthamor që Teherani nënshkroi me fuqitë botërore në 2015.
