A e ka prezantuar Fifi me të dashurin e ri? Rrëfehet ish-banori Big Brother VIP, Granit Cana
Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP 1, dy nga banorët më të komentuar për raportin e tyre kanë qënë Fifi dhe ish-futbollisti Granit Cana. U përfolën gjatë për një flirt mes tyre, por në fund ata siguruan se kanë vetëm raport shoqëror.
Kaq muaj pas përfundimit të Big Brother, çfarë marrëdhënie ruan Graniti me Fifin? Dhe a e kanë prezantuar ata njëri-tjetrin me partnerët aktual?
I ftuar në emisionin 'Glamour Zone', përballë moderatores Ester Bylyku, Cana ka qenë intervistën e parë pas një viti ku zbuloi shumë të vërteta.
Ester Bylyku: A keni raporte aq miqësore sa ti ta prezantosh Fifin me të dashurën tënde të re, dhe ajo të të prezantojë ty më të dashurin aktual?
Granit Cana: E di per të dashurin e saj, dhe jam përshëndetur me të. Ndërsa unë privatësinë time dua ta mbaj për vete, dhe nuk dua ta bëj publike sepse kam hasur disa vështirësi dhe kam patur disa probleme.

