"Më e lumtur se kurrë" Demi Moore 60 vjeç në formë fantastike dhe në krah partnerin 13 vjet më të ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2022, 11:57
“Në moshën 60-vjeçare ndihem më me jetë se kurrë”.
Për Demi Moore, koha nuk kalon kurrë.
Aktorja "ikonë" e kinemasë së viteve '90 mbush 60 vjeç dhe duket në formë të shkëlqyer.
Diva e Hollivudit, ylli i filmave të tillë të paharrueshëm si "Ghost", "Soldier Jane" dhe "Striptease" ish-bashkëshortja e Bruce Willis, tani është e lumtur krah Daniel Humm, kuzhinierin e famshëm zviceran, 13 vjet më i ri se ajo.