Fifi tha se Top Channel po i shkatërron jetën, reagon Granit Cana: Ajo është alla Fifi, reagon aty për aty

Granit Cana, ish-futbollisti që u bë edhe më i njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP, së fundmi ka qenë i ftuar në limuzinën e emisionit 'Glamour Zone'.

Pas një pauze një vjeçare nga intervistat ai foli ekskluzivisht për moderatoren Ester Bylyku, për marrëdhënien që ka sot me Fifin, xhelozinë që Fifi kishte ndaj tij gjatë qëndrimit në shtëpi, si dhe a e ka prezantuar Fifi me të dashurin e saj të ri.

Graniti gjithashtu u fokusua dhe në deklaratën e bujshme të këngëtares ndaj tëlvizionit Top Channel, ku pas publikimit të promos Big Brother VIP 2, ajo u shpreh se ata po i shkatërronin jetën.

Ester Bylyku: Fifi tha që Top Channel po i shkatërron jetën, me këto gjëra që po rikthen në kujtesën e publikut. Ti mendon që kjo është një deklaratë e ekzagjeruar, apo je dakord?

Granit Cana: Mund të them që është 'Alla Fifi', që ka temperamentin që reagon aty për aty.  Ata nuk mund të ta shkatërrojnë jetën përderisa je talent, edhe e ke mikrofonin. Mendoj që e ka thënë në gjaknxehtësi.