Piktori i njohur Gëzim Meta sjell portretin me kafe. Dedikim për Maria Priftin
Piktori Gëzim Meta në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tregoi rreth pasionit për pikturën si dhe si nisi të bëjë portrete me kafe.
Gëzim Meta: Preferoj të pi kafe, dikur pija 4 a 5 kafe tani e kam ulur në dy, se kur pi shumë kafe kur bën detaje në pikturë të dridhet dora. Duke qenë pasionant i kafesë një herë kisha vetëm një penel nuk kisha bojëra. Mora kafen, penelin dhe bëra një gjë me kafe. Mu duk interesante ndjeshmëria që përcjell mediumi i kafes për ta përdoruar në vepra, kryevepra që lindin më pas. Ishte dedikim për Maria Priftin.
Të pikturosh me kafe është e vështirë por Gëzim Meta thotë se po mundohet të përmirësojë teknikën.
Gëzim Meta: Unë po mundohem të përmirësoj teknikën dhe të punoj në mënyrë hiperaliste me kafen. Praktikisht është e vështirë. Më pëlqen të eksperimentoj të risjell risi në aspektin si artist. Ja tërë kohës duke gugëlluar duke marrë informacion të tipit që ndoshta nuk kanë lidhje me artin por më japin një hapsirë.
Por çfarë e frymëzon Gëzimin?
“Më frymëzojnë gjërat që nuk i shoh që nuk i njoh, gjërat misterioze, gjërat enigmatike. Dua të krijoj stile e zhanera të rinj, të jap një kontribut timin si artist.”, tha ai.
Me siguri me talentin dhe pasionin e madh që ka do të vijojë të japë një kontribut të madh në këtë fushë.
