Kushëriri i Lorik Canës i nxjerr sekretin futbollistit: Ja çfarë ndodh nëse e bën nervoz

Pas nje viti pauzë nga intervistat, Granit Cana ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', përballë moderatores Ester Bylyku.

Ai ka zbuluar shumë të vërteta për qëndrimin e tij në Big brother VIP, marrëdhënien me Fifin, a është prezantuar me të dashurin e saj të ri e shumë të tjera.

Por gjatë intervistës, Granit Cana, i cili është kushëri i futbollistit Lorik Cana, ka zbuluar një sekret.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se çfarë nuk i pëlqen tek kushuriri i tij Loriku, Graniti është vënë shumë në siklet, por ka pranuar të përgjigjet.

Ai u shpreh: "Te Loriku nuk më pëlqen që bëhet nervoz shumë shpejt. Nëse ia prish qejfin, ai dallohet menjëherë sepse shtrembëron fytyrën. Nuk duhet t`i thuash jo Lorikut (qesh)".