Granit Cana del kundër promos së Big Brother VIP 2: U dëmtua karriera e banorëve

Promo e Big brother VIP 2, ka qenë një nga më të komentuarat për vetë skenat që përmbante. Ndër të tjera atje shfaqej edhe Fifi gjatë momentit që i ranë të fikët. Këngëtarja reagoi ashpër, derisa promo u fshi.

Por çfarë mendimi ka ish-konkurenti i Big Brother VIP, Granit Cana?

Ai reagoi për herë të parë publikisht, eskluzivisht për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone'.

Ester Bylyku: Shumë ish-konkurent kanë reaguar ashpër ndaj promos së Big Brother VIP 2, përfshirë Fifin dhe të tjerë. Cili është mendimi yt?

Granit Cana: Çdo tëlvizion, ka synim të marr klikime. Por unë nuk jam pro kësaj, që të dalin skenat e këqia që kanë ndodhur, sepse me të vërtetë mundet që t`ja kujtojnë njerëzve ato të këqia që i kanë ndodhur banorëve, dhe t`i dëmtojnë në aspektin e punës dhe karrierës. Une nuk jam pro kësaj.