“Vjehërr, shok, vëlla” Kjo është marrëdhënia e Stefi Priftit me dhëndrin e tij

Një këngëtar i mirë si Stefi Prifti gëzon dashurinë dhe përkrahjen e shumë fansave.

Por çdokush që e ndjek atë është dhe kurioz sa i përket aspekteve të ndryshme që lidhen me jetën e tij.

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora  mësuam më tepër rreth marrëdhënies që Stefi Prifti ka me burrin e vajzës Maria.

E kush më mirë sesa vetë Gëzim Meta, dhwndri i tij mund ta tregonte atë.

Ja se si thotë ai për marrëdhënien e tij me vjehrrin, Stefi Prifti:

“Marshalla! Me Stefin, me vjehrrin me shokun me vëllain kam një marrëdhënie për mashalla. Është tip shumë sportive, i dashur, komunikues. Angazhohemi dalim dhe pasi ai është tepër i angazhuar dhe unë gjithashtu falë zotit marrëdhënien e kemi të shkëlqyer.”