"Një nga emrat më të mirë që kam rastisur", shqiptarja realizon fotosesion me fotografin e njohur në Nju Jork
Një shqiptare është bërë modelja e radhës për fotografin e njohur David Guerrero, e bazon punën e tij në New York, dhe pjesë të saj ka bërë gjithashtu ndalimin e njerëzve të zakonshëm në rrugë, të cilët përmes fotove të realizuara aty për aty, i kthen në “yje” të vërtetë.
Fjolla Arifi realizoi një fotosesion me fotopgrafin e cili e përshkroi si njjë prej emrave më të mirë që kishte rastisur.
Fotosesioni i publikuar në kanalin e tij zyrtar tashmë numëron miliona klikime dhe është kthyer ndër pesë videot më virale të tij.
Edhe pse u bë rastësisht pjesë e fotosesionit të tij, Fjolla mësohet se është një modele dhe blogere, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.
Krahas kësaj ajo është edhe autore që ka në fokus shëndetin mendor.
View this post on Instagram

