Gara me deve me telekomandë

Garat me deve janë një nga trashëgimitë e Gjirit Persik. Këtë vit Katari, që është vendi organizator i Kupës së Botës shënon ardhjen e më shumë se një milion tifozëve, ndaj edhe pista e garës së deveve në Al-Shahaniya pritet të kthehet në një atraksion më shumë.

"Devetë janë një pjesë e jona, ato janë pasioni ynë më i madh. Unë jam rritës i deveve, ndaj marr pjesë gjithmonë në gara, herë arrij pozicione të avancuara dhe herë fitoj," tha 23-vjeçari Mohammed al-Marri, i ulur në një automjet me tre trajnerë të tjerë devesh  pranë pistës, 40 kilometra në lindje të kryeqyteti Doha.

Duke ecur me makinë paralelisht me pistën, ata kontrollojnë kalorës të vegjël robotësh në shpinën e deveve, duke i nxitur të shtojnë shpejtësi, një risi moderne kjo për të zëvendësuar kalorësit fëmijë që kryenin punën e rrezikshme.

“Kjo makinë e fshikullon devenë me shkop, ajo rrotullohet në këtë mënyrë. Pajisja komandohet me një telekomandë", shpjegon Marri.

Ndërsa Saad bin Rashed, një tjetër rritës devesh, shprehet: "Gara është një sport që e kemi trashëguar nga baballarët dhe gjyshërit tanë. Arabët bënin gara me deve që nga kohërat e lashta,"

Garat me deve janë sporti numër një në Gjirin Persik. Edhe pse katër të rinjtë, si pjesa më e madhe e vendit, presin me padurim Kupën e Botës që fillon më 20 nëntor.