VIDEO- Mbreti Charles "sumohet" me vezë

Policia në qytetin britanik të York-ut arrestoi një të ri të mërkurën pasi hodhi vezë ndaj mbretit Charles dhe bashkëshortes së tij Camilla.

Charles dhe Camilla, ishin duke përshëndetur zyrtarët e qytetit kur të paktën katër vezë u thyen rreth tyre.

Monarku nuk u godit dhe u shfaq i patrazuar teksa i hodhi një vështrim të shkurtër vezëve të thyra.

Mbreti u largua dhe protestuesi u rrëzua në tokë nga disa oficerë policie.

Ai u dëgjua duke bërtitur "ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve" ndërsa u ndalua nga policia.

Ndërsa një tjetër protestues në turmë mbante një tabelë ku shkruhej "jo mbreti im".

Megjithatë qytetarët në masë të madhe e mbështetën Charles duke brohoritur "Zot ruaj Mbretin" dhe "turp për ty" si shenjë proteste ndaj  demonstruesit që hidhte vezë.

Mbreti i ri i Britanisë vazhdoi të bënte një turne në këmbë në qytet, duke përshëndetur nënshtetasit e tij përpara se të zbulonte një statujë për nënën e tij të ndjerë, Mbretëreshën Elizabeth II, e cila vdiq në shtator në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Ndërsa kortezhi i funeralit të Elizabeth-it po kalonte nëpër Edinburg, një burrë u arrestua pasi e quajti Princin Andrew një "plak të sëmurë", duke iu referuar marrëdhënies së tij me pedofilin e ndjerë Jeffrey Epstein.