Policët në aeroport zbulojnë pulën "e mbushur" me pistoletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2022, 08:42
Një rast trafiku armësh është parandaluar nga oficerët e aeroportit ndërkombëtar Fort Lauderdale–Hollywood, aeroporti më i madh në Florida.
Arma ishte futur brenda një pule të ngrirë të paketuar.
Fotot janë publikuar në faqen zyrtare të instagram të policisë së aeroportit por pa dhënë më shumë detaje lidhur me personin që kishte tentuar të kryejë këtë trafik armësh.
Pistoleta ishte mbështjellë me letër.
Në prag të Ditës së Falenderimeve policia paralajmëroi se do të forcojë kontrollet për të ruajtur sigurinë dhe rendin.
E ndërsa për këtë festë tradicionale është pula e mbushur me arra, gështenja apo produkte të tjera këtë herë u gjet e mbushur me pistoltë.
View this post on Instagram