VIDEO/ Si nëpër filma, zjarrfikësit shpëtojnë gruan nga kati i 20 i një pallati në flakë
Ky është momenti i tmerrshëm kur një grua duhej të shpëtohej nga kati i 20-të i një pallati të përfshirë nga flakët.
Zjarrfikësit u kapën në kamera duke ndihmuar banorët të shpëtonin nga një bllok banesash të larta në Nju Jork të shtunën që la më shumë se 30 persona të plagosur – përfshirë pesë zjarrfikës.
Dy persona u dërguan me urgjencë në spital në gjendje kritike dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë pasi u bllokuan në katin e 20-të të ndërtesës 37-katëshe në East 52nd Street në Manhattan.
Sipas Spitalit të Nju Jorkut-Presbyterian, 34 pacientë u dërguan me urgjencë në spital dhe 28 ishin nxjerrë nga spitali që nga mbrëmja e së dielës.
Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut ka lavdëruar punëtorët e tyre pasi pamjet e jashtëzakonshme treguan se zjarrfikësit përdorën një litar për të ndihmuar një grua të bllokuar nga flakët dhe tymi.
Patti Ryan, e cila ka xhiruar videon, shkroi në Twitter:
"Në tërë jetën time nuk kam parë kurrë asgjë më heroike. Duke u përpjekur t'i shpëtonte tymit, ajo rrëshqiti, duke u varur 20 kate lart. Faleminderit heronjve tanë!”
View this post on Instagram