Rusia, sulme masive me dronë në juglindje të Ukrainës

 Rusia vijon sulmet në Ukrainë ku mëngjesin e sotëm është goditur juglindja e vendit me dronë kamikazë. Ndërkohë betejë po zhvillohet edhe në rajonin lindor të Donjeckut.

Rusia ka kryer sulme me dronë kamikazë në rajonin ukrainas të Dnipropetrovsit.

Sipas kreut të administratës rajonale ushtarake mëngjesin e 9 nëntorit janë plagosur disa persona dhe janë dëmtuar ndërtesa civile, si pasojë e disa sulmeve me dronë . Ndërkohë, beteja të ashpra po zhvillohen në rajonin lindor të Donjeckut si dhe në jug të Ukrainës.

Forcat ruse kanë bombarduar edhe qarkun e Nikopolit duke përdorur raketa Grad dhe artileri të rëndë. Reznichenko tha se sulmet ajrore kanë dëmtuar shtëpi private, një fabrikë, linja elektrike, por nuk ka njerëz të plagosur.

Forcat ruse vazhdimisht bombardojnë rajonin e Dinpropetrovskit, që gjendet në juglindje të Ukrainës, duke përdorur armë të ndryshme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në Kiev, presidenti Volodymyr Zelensky, u zotua se Ukraina nuk do të “dorëzojë asnjë centimetër të tokës sonë” në Donjeck, ku luftime të ashpra po zhvillohen. Ai falënderoi trupat ukrainase që po mbajnë pozicionet në rajonin e Donbasit.

Donjecku është një prej katër rajoneve ukrainase që Rusia në shtator tha se i ka aneksuar pas mbajtjes së referendumeve, që janë cilësuar të rreme nga Kievi dhe aleatët perëndimorë.

Në këtë rajon, luftime midis ushtrisë ukrainase dhe forcave separatiste të mbështetura nga Kremlini, zhvillohen që nga viti 2014, vit i njëjtë kur Rusia aneksoi paligjshëm Krimenë.