Zgjedhjet në SHBA, a do ndikojnë te Ukraina?
Amerikanët janë të unifikuar për të ndihmuar Ukrainën ndaj pushtimit rus. Republikanët dhe demokratët janë në një linjë për Ukrainën, dhe kjo nuk i ka pëlqyer rusëve që thonë se as pas zgjedhjeve afatmesme nuk shihet ndonjë ndryshim në marrëdheniet amerikano-ruse.
Tabloidet më të rëndësishme amerikane kanë përfshirë në analizat e tyre edhe analizat sa i përket qëndrimeve amerikane pas zgjedhjeve afatmesme.
Krahët politik, republikanë dhe demokratë, janë të unifikuar në qëndrimin krah Ukrainës ndaj pushtimit rus. Brenda republikanëve ka senatorë që kërkojnë më shumë transparencë për fondet amerikane ndaj Ukrainës, ndërsa nuk ka asnjë mëdyshje për mbështejten e saj.
Shtëpia e Bardhë do të bënte një deklaratë pak ditë më parë për të përforcuar mbështetjen e saj për Ukrainën ndaj pushtimit rus, duke thënë se ndihma do të jetë e vazhdueshme dhe e palëkundur.
Amerikanët dhe rusët kanë marrëdhënie të tensionuar me njëri – tjetrin për shkak të luftës në Ukrainë dhe dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.
Së fundmi, Yevgeny Prigozhin, preson i sanksionuar nga amerikanët, themeluesi i forcës mercenare ruse, Grupi Ëagner, pranoi se kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.
“Ne kemi ndërhyrë, po ndërhyjmë dhe do të vazhdojmë të ndërhyjmë – me kujdes, me saktësi kirurgjikale dhe sipas mënyrën tonë, siç dimë të bëjmë”, tha ai.
Edhe një zyrtar tjetër i lart rus reagoi për zgjedhjet amerikane, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ai tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme, por nuk është e nevojshme të ekzagjerojmë rëndësinë e tyre në afat të shkurtër dhe afatmesëm për marrëdhëniet tona.
