Tërmeti në Itali, banorët evakuohen nga banesat dhe spitalet e dëmtuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2022, 08:46
Një tërmet ka rënë mëngjesin e sotëm në Itali, në zonën e Marches.
Si pasojë e lëkundjeve ka patur dëme në banesa, spitale e ndërtesa të tjera.
Gazetarja e Ora News Alba Kepi informon se në Ankona e në Rimini po evakuohen banesa e struktura spitalore që janë dëmtuar gjatë goditjes së fortë.
Ndërkohë shkollat janë të mbyllura në të gjithë rajonin Marche.
"Kryeministrja Giorgia Meloni është në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Mbrojtjes Civile dhe me Presidentin e Rajonit Marche për të ndjekur evoluimin e situatës pas tërmetit mëngjesin e sotëm në brigjet e Marche," deklaroi zëdhësi i qeverisë italiane.
