Italia zgjohet me lëkundje tërmeti të shkallës 5.7 Rihter
Një tërmet i fortë është ndjerë ne Itali mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:20.
Gazetarja e Ora News Alba Kepi informon se tërmeti ishte 5.7 ballë.
Deri tani nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.
Tërmeti ka qenë me epiqëndër në bregdetin e rajonit Marche zona Pesaro Urbino, thellësi 8 km.
Goditja e tërmetit është ndjerë fort në Italinë Qëndrore, në Liguria, Lazio.
Ai u pasua nga dy të tjerë me magnitudë më të ulët (3.1 dhe 3.4). Nga Ankona në Fano dhe Urbino lëkundjet e tërmetit u ndjenë në disa zona dhe zgjatën disa sekonda.
Tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje edhe në Romë , në rajonet e tjera të Italisë Qendrore dhe në Trentino-Alto Adige.
Njerëzit dolën në rrugë ndërsa pati shumë raportime për dëmtime të banesave e çarje të mureve.
Transporti hekurudhor u pezullua në afërsi të Ankonës, në vijën e Adriatikut, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve dhe për të kryer kontrolle. Autoritet gjithashtu morën raporte për bllokimin e ashensorëve.

