Në Lindjen e Mesme organizohet festivali i muzikës organike françeskane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2022, 21:38
Një festival muzikor i organizuar njëkohësisht në Siri, Izrael dhe Palestinë, vende të ndara prej dekadash nga konfliktet organizohet falë françeskanëve të Kujdestarisë së Tokës së Shenjtë në nëntor në tetë qytete të këtyre tre shteteve: Damasku, Latakia, Alepo, Tel Aviv, Nazareti, Haifa, Jerusalemi dhe Betlehemi.
“Ku ka organe ka kishë dhe ku ka kishë ka një komunitet të krishterë”, është slogani i festivalit i prezantuar nga Fra Riccardo Ceriani me rastin e koncertit të parë të mbajtur në Siri më 4 nëntor.
Krahas ndalesave në Siri, Palestinë dhe Izrael, festivali mbahet në të gjitha vendet e rajonit ku janë të pranishëm françeskanët: Qipro, Jordani, Liban, Egjipt dhe ishullin Rodos.
